Hyrja për agjent
Klikoni për tu kyçur në sistem

Vikend në Luginen e Valbonës
Shperndaje në Google Facebook

Vikend në Valbonë 10 €

Dita 1

  • Të Nderuar Miq,

 Ju ftojmë të merrni pjesë në Piknikun Ekskursionist, që do të zhvillohet në Luginën e Valbonës, Shqipëri e Veriut. Vizita është njëditore (e Diel), dhe është e hapur për pjesëmarrje. Meqenëse kategorizohet si ekskursion, ky organizim është i përshtashëm për të gjithë, sepse nuk ka ecje të gjata, por vizitë dhe njohje me bukuritë e Valbonës, fshatrat e Dragobisë, Rragamit etj, si dhe ecje e lehtë deri te Burimi i Valbonës dhe Qafa e Thethit.

  • Përshkrimi:

Nisja do të bëhet para zyres së Saba Group , me autobusë komod, prej ku do të vazhdohet për Gjakovë dhe Bajram Curr. Pas një pushimi në Bajram Curr, dhe vizitës së monumentit të heroit kombëtar B.Curri, do të vazhdohet drejt Luginës së Valbonës, duke kaluar nëpër fshatrat Dragobi, Kikaj, Maskollatë, për të arritur në Valbonë. Ky udhëtim duhet të zgjasë rreth 3 h, por do të ketë edhe ndalesa çlodhëse nëpër Luginën e Valbonës.

  • Dreka eshte opsionale ne Restaurantet lokale 

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të çlodhen në Valbonë; si dhe ti shijojnë bukuritë e jashtëzakonshme të rajonit. Disa nga pjesëmarrësit (sipas dëshirës) do të ecin deri teBurimi i Valbonës, duke përfshirë edhe vizitën në Rragam, fshatin e fundit të Malësisë së Gjakovës. Te Burimi i Valbonës bëhet një pushim i gjatë; për të vazhduar deri në Qafën e Thethit. Kthimi bëhet të njejtës rrugë.

  • Organizatorët :Saba Group, si dhe Guidat e Klubit Alpin Prishtina do të jenë vazhdimisht në Shërbim, Udhëheqje dhe Përcjellje të pjesëmarrësve.

Vendi i Nisjes: Saba Group

Lloji i Transportit: Autobus

 

  • Kosto e Pjesëmarrjes
  • Mënyra e Rezervimit:

Rezervimi dhe Parapagimi i Transportit janë të Obligueshme. Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë 28.05.2016 / 12:00.

  • Kontakti: Tel: 049 233 555049 233 555   & 044 240 517 ; E-Mail:info@sabagroup.eu  & alpineclubprishtina@gmail.com

 

Rezervo tani

Udhetimi Realizohet me Setra HDHD 315

Rezervoni online

Kërko udhëtim

Relacioni

Te rritur

Femije

Bebe

Data e nisjes

Ditët fleksibile

Shikoni disa foto të përzgjedhura nga momente të ndryshme gjatë udhëtimeve tona me grupe dhe aktivitete tjera

Shiko të gjitha aktivitetet

Saba Group

Rreth 25 vite më parë filluam të ofrojmë shërbime të udhëtimit. Që atëherë vazhdimisht kemi përmirësuar shërbimet tona dhe jemi zgjeruar në fusha si në turizëm, arazhmane turistike dhe shumë shërbime tjera profesionale në fushën e transportit dhe akomodimit.